Krim pasioni? Gazetarja zbardh detaje rreth zhdukjes së Eglant Koçit: Partnerja e telefonoi atë ditë…

Disa ditë më parë, 34-vjeçari Eglant Koçi, u zhduk pa lënë gjurmë në kryeqytet. Sipas policisë, ekziston mundësia se ai mund të jetë ekzekutuar nga Armand Shakaj, i cili është në kërkim.

Teksa ishte e ftuar në “Shqipëria Live”, gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, ka dhënë disa detjae të reja rreth hetimeve.

Ajo shprehet se policia po shqyrton çdo pistë të mundshme, përfshirë edhe atë të një krimi pasioni.

“Nuk më duket për shkak të shkuarës së autorit të dyshuar të ngjarjes, nga ana tjetër të veprimeve që ai kreu pas krimit. Këtu, skenarët janë të frikshëm, deri në zhdukjen e kufomës. Autori i dyshuar është në arrati. Është ndjekur me shumë prioritet dhe pikërisht veprimet e shpejta çuan që 5 ditë më vonë të kishim një përgjigje në lidhjen me fatin e Eglantit. Kamarieri 25-vjeçar, me aq informacion sa kam, nuk ishte në dijeni për Eglantin, por vetëm mori përsipër një detyrë që i dha eprori i tij.

E dashura e Eglantit jeton në SHBA. Është pyetur në distancë nga uniformat blu, ka treguar marrëdhënien që ka me 34-vjeçarin. Ajo u shpreh se një ditë normale, ai nuk e telefonoi siç bënte gjithmonë, dhe kjo e bëri alarmante. Duket një vrasje nën emocione të forta dhe kjo është një nga pistat. Paratë gjurmohen. Përveç të shkuarës, që Eglanti merrej me kriptomonedha dhe Armandi me fajde, policia po i shqyrton të gjitha pistat”, u shpreh gazetarja.


Shtuar 10.06.2026 14:01

jojobetcasibomjojobetcasibomcasibomMadridbetMadridbetbetcio güncelbetpark girişjojobetcasibommatbetJojobetmatbetgrandpashabetgrandpashabet belge numarasıgrandpashabet belge numarasıgrandpashabetgrandpashabetcasibomJojobet GirişGrandpashabet destekgrandpashabet girişjojobetJojobetcasibomjojobetPoliwinGrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobetCasibom Güncel Girişgrandpashabetjojobet girişcasibom