Propozimi i Kancelarit Gjerman Fredrik Mertz, që shtetet që aspirojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, të pranohen me të drejta të kufizuara edhe nëse nuk kanë plotësuar 100% të gjitha kushtet, duket se po merrë formë.
Franca ishte e dyta në radhë që ju bashkua kësaj nisme dhe duket se pas saj janë edhe tre shtete të tjera të cilat mbështesin propozimin.
Të lidhura
None found
Nisma synon të shmangë problemet që BE-ja ka hasur me respektimin e standarteve demokratike në disa vende anëtare dhe të forcojë mekanizmat e kontrollit pas zgjerimit të ardhshëm të Unionit.
Gjermania, Franca, Holanda, Belgjika dhe Luksemburgu kanë paraqitur një dokument të përbashkët ku kërkojnë diskutimin e masave të reja mbrojtëse për vendet që synojnë antarësimin në Bashkimin Europian.
Propozimi vjen në një moment kur zgjerimi i BE-së është rikthyer në qendër të agjendës politike europiane, me vende si Shqipëria, Mali i Zi, Ukraina dhe Moldavia që po kërkojnë përparim në negociatat e antarësimit.
Sipas dokumentit, një nga opsionet që po shqyrtohet është kufizimi i përkohshëm i disa të drejtave të votës për anëtarët e rinj, veccanërisht në fushat ku vendimarrja kërkon unanimitetin e të gjitha vendeve anëtare.
Kjo do të përfshinte cështje të rëndësishme si zgjerimi i BE-së, politika e jashtme dhe miratimi i buxhetit europian.
Dokumenti parashikon gjithashtu krijimin e një mekanizmi të ri monitorimi dhe një klauzole sigurie që do ti lejonte BE-së të ndërmarrë masa në rast të shkeljeve serioze të standarteve demokratik, lirisë së medias apo sundimit të ligjit nga vendet e reja anëtare.
Propozimi lidhet me përvojën e Unionit me rastin e Hungarisë, ku institucionet europiane kanë ngritur vazhdimisht shqetësime për prapakthim demokratik.
Debati zhvillohet paralelisht me përpjekjet e BE-së për të përshpejtuar procesin e zgjerimt, liderët europianë kanë theksuar së fundmi se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe i kandidatëve të rinj është bërë një prioritet strategjik, sidomos nga lufta në Ukrainë.
Për Shqipërinë, e cila po vijon negociatat me Bashkimin Europian, këto diskutime mund të ndikojnë në mënyrën se si do të funksionojë anëtarësimi i ardhshëm.
Megjithatë propozimet janë ende në fazën e debatit dhe nuk përbëjnë vendime nga institucionet europiane.
