Krijimi i qeverisë së re në Kosovë, Vuçiç: Mesazhe të këqija për serbët

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka reaguar ditën e sotme pasi Albin Kurti mori detyrën e kryeministrit. Vuçiç ka thënë  se fakti që serbët nuk kanë marrë dy pozita ministrore në qeverinë e re të Kosovës është një “mesazh i keq për të gjithë serbët”.

Një veprim i tillë sipas Vuçiç përbën “shkelje flagrante të Kushtetutës së Kosovës”.

Kujtojmë që vetëm një ditë më patë, më 22 mars, u konstituua Kuvendi i ri dhe po të njëjtën ditë u zgjodh edhe Qeveria e re e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton REL.

Kushtetuta e Kosovës parashikon një ministër nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet tjera jo-shumicë. Nëse qeveria ka më shumë se 12 ministri, siç është rasti me kabinetin e ri, Kushtetuta e Kosovës thotë se ajo duhet të ketë një ministër të tretë për të përfaqësuar komunitetet jo-shumicë në Kosovë.

Përveç ministrit nga komuniteti serb, qeveria e re e Kosovës ka dy ministra nga komunitetet e tjera jo-shumicë. Ministër për Zhvillim Rajonal, Fikrim Damka, kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, dhe ministër i Administrimit të Pushteti Lokal, Elbert Krasniqi, nga radhët e komunitetit egjiptian. Emilija Rexhepi nga komuniteti boshnjak është emëruar zëvendëskryeministre për Çështje të Pakicave dhe Të Drejtat e Njeriut.

Në lidhje me ndarjen e ministrive për komunitetet jo-shumicë ka reaguar edhe, Lista Serbe. Para votimit të qeverisë nga ana e Kuvendit të Kosovës, deputeti i këtij subjekti politik, Igor Simiq, tha se qeveria Kurti nuk do ta ketë mbështetjen e tyre.

Shtuar 23.03.2021 03:03