Kreu i Vllaznisë reagon për videon me arbitrin dhe kërkon falje: Ergys Spahiu nuk kishte asnjë faj

Alban Xhaferi, presidenti i Vllaznisë, ka reaguar pasi në rrjetet sociale u publikua një video që tregon përplasjen e tij verbale me arbitrin Ergys Spahiu pas përfundimit të ndeshjes Elbasani–Vllaznia.

Duke e cilësuar sjelljen e tij të papranueshme, Xhaferi i ka kërkuar publikisht falje gjyqtarit dhe familjarëve të tij. Ai ka bërë të ditur se mes tyre nuk ekziston asnjë konflikt personal dhe se çështja është sqaruar në frymën e respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.

Të lidhura

None found

Presidenti i klubit shkodran u ka kërkuar ndjesë gjithashtu familjeve shqiptare, si edhe të gjithë personave që i kanë parë ose dëgjuar pamjet. Sipas tij, ajo sjellje nuk pasqyron edukatën dhe vlerat që përfaqëson.

Në reagimin e tij, Xhaferi shkruan se videoja e përplasjes së ndodhur në fund të takimit po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, 48 orë pas përfundimit të sfidës Elbasani–Vllaznia.

Ai shprehet se nuk dëshiron të ndalet te rrethanat dhe arsyet që e shtynë drejt atij reagimi, pasi asnjë prej tyre nuk mund ta justifikojë veprimin. Për këtë arsye, thotë se e konsideron detyrim të japë një sqarim për opinionin publik.

Xhaferi i kërkon fillimisht falje të thellë dhe publike arbitrit Ergys Spahiu dhe familjes së tij për mënyrën si veproi në një çast tensioni dhe presioni të jashtëzakonshëm psikologjik. Ai pranon se reagimi ndaj gjyqtarit ishte i papranueshëm dhe nënvizon se Spahiu personalisht nuk kishte asnjë faj në atë përplasje.

Më tej, kreu i Vllaznisë sqaron se beteja e tij nuk drejtohet dhe nuk do të drejtohet ndaj individëve të caktuar. Sipas tij, kundërshtimi lidhet me një sistem që, bazuar në bindjen e tij, po e dëmton rëndë besimin te futbolli shqiptar.

Ai i drejton një thirrje presidentit të FSHF-së, z. Armand Duka, që të ndërhyjë. Xhaferi kërkon që, së bashku me klubet dhe të gjithë aktorët e futbollit, të ndërtohet një sistem më i drejtë, më transparent dhe më i kontrollueshëm, në mënyrë që të mos mohohen puna, mundi, investimi dhe djersa e askujt.

Duke iu referuar një pjese të mediave, Xhaferi thotë se prej ditësh ato kanë zgjedhur ta largojnë debatin nga problemet reale të futbollit, duke e zhvendosur te ideja se “e keqja është Alban Xhaferi”. Ai kërkon të gjykohet për veprimet e tij dhe të kritikohet sa herë gabon, duke kujtuar se në këtë rast e ka pranuar publikisht gabimin, por apelon që ky episod të mos shërbejë për të mbuluar çështjet që kërkojnë përgjigje.

Në deklaratë, ai thekson se Alban Xhaferi vjen nga një familje shkodrane e nderuar dhe e respektuar, ndërsa jetën dhe punën e ka ngritur mbi ndershmërinë, punën dhe besimin e palëkundur në Zot.

Xhaferi pranon se ka gabuar dhe se, si çdo njeri, do të gabojë sërish, por shprehet se do ta ketë gjithmonë forcën për të kërkuar falje kur është në gabim. Në të njëjtën kohë, ai deklaron se do të vazhdojë ta ngrejë zërin sa herë beson se po kryhet një padrejtësi.

Në mbyllje, presidenti i klubit shkodran pohon se do ta vijojë betejën për Vllazninë, për Shkodrën dhe për një futboll shqiptar më të drejtë, duke nxjerrë gjithmonë mësimet e nevojshme edhe nga gabimet e tij njerëzore.


sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisartemisbetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomartemisbetartemisbetpusulabetmarsbahisholiganbetmarsbahisPusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetstarzbetjojobetGrandPashabet TürkiyeHoliganbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahislunabetHoliganbetlunabet