Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka pritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer.
Sipas mediave austriake, Sporrer do të vizitojë Shqipërinë dhe Malin e Zi.
Të lidhura
None found
Në qendër të këtyre vizitave janë ekstradimet e “shtetasve të huaj të dënuar për krime nga vendet e tyre të origjinës”.
“Në mënyrë specifike, qëllimi është të negociohen ose të forcohen marrëveshjet që do t’u lejonin qytetarëve të dënuar shqiptarë dhe malazezë të vuajnë dënimet e tyre në vendet e tyre të origjinës, duke lehtësuar kështu presionin mbi burgjet e mbipopulluara të Austrisë”, shkruajnë mediat në Austri.
