Kreu i KLP kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë për vaksinimin e prokurorëve

Kreu i Këshillit Të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, i ka bërë kërkesë ministres së Shëndetësisë Ogerta Manasitrliu të fusë në listën prioritare të vaksinimit, prokurorët, anëtarët e Këshillit, oficerët e policisë gjyqësore dhe stafin administrative.

“Në emër të KLP-së, kryetari Gent Ibrahimi i dërgoi sot znj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kërkesën për përfshirjen e prokurorëve, anëtarëve të Këshillit, oficerëve të policisë gjyqësore dhe stafin administrativ, në listën prioritare për vaksinim. Në total grupi i sipërpërmëndur konsiston në 928 persona”, thuhet në kërkesën e Ibrahimit./albeu.com


Shtuar 22.06.2021 13:14