Kreu i grupit të VMRO ftesë deputetit të Altenativës: Hajde ta rrëzojmë qeverinë

Kreu i grupit parlamentar të VMRO-së, Nikolla Micevski e ka ftuar deputetin e Alternativës, Skënder Rexhepi- Zejdi për rrëzimin e qeverisë.

“Koleg Skënder, hajde ta rrëzojmë së bashku qeverinë kriminale dhe popullore të delegjitimuar! Pasi 61 deputetë e nënshkruan qartë dhe pa mëdyshje mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë të premten, regjimi hibrid filloi një fushatë brutale, me shumë presione, kërcënime dhe shantazhe për të shkelur dinjitetin njerëzor dhe për të cenuar besueshmërinë e Kuvendit të Maqedonisë”, deklaroi Micevski.

Ai gjithashtu tha se deputët e opozitës duan ta ruajnë dinjitetin para popullit që e përfaqësojnë.

“Kolegë Skender Rexhepi, ta ruajmë dinjitetin e deputetëve dhe prandaj ju bëj thirrje që së bashku t’i japim fund nëpërkëmbjes së deputetëve nga regjimi hibrid dhe në përputhje me nenin 92 të Kushtetutës, të zgjedhim 19 deputetë nga Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe të paraqesimi në Kuvend iniciativë të re për votim mosbesimi ndaj qeverisë së regjimit hibrid LSDM-BDI. Të mos ketë arsyetime pse është nënshkruar kjo apo ajo sepse kjo është votë kundër regjimit hibrid LSDM-BDI. Shpresoj se do të qëndroni së bashku me shumicën e deputetëve dhe do ta ruajmë dinjitetin e deputetit dhe reputacionin e Kuvendit të Maqedonisë”, është shprehur Micevski./albeu.com