Kramaric bën heroin, Kroacia merr kreun

Kroacia ka triumfuar me përmbysje 4-1 ndaj Kanadasë.

Ende pa filluar mirë sfida, Davies realizoi në minutën e 2′, por krotat përmbysën rezultatin brenda 8 minutave me Livaja dhe Kramaric duke e mbyllur pjesën e parë me avantazhin 2-1.

Në të dytën ishte sërish Kramaric i cili realizoi golin e 3 dhe të qetësisë, ndërsa Majer realizoi golin e fundit.

Me këtë sukses, ekipi i drejtuar nga Dalic ngjitet në vendin e parë me 4 pikë, po aq sa ka dhe Maroku. Ndërsa mbyllin Grupin F Belgjika me 3 pikë, dhe Kanadaja pa pikë.

Në ndeshjen e radhës, Kroacia luan ndaj Belgjikës, ndërsa Kanadaja luan ndaj Marokut.

SHIKO GOLAT /G.D albeu.com/


Shtuar 27.11.2022 18:56