Kovaçevski takohet me Petkov: Vlerësuam se po bëjmë hapa serioz

Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski, është takuar edhe me kryeministrin bullgar Kiril Petkov.

Ai ka thënë se në këtë takim që u bë në margjinat e Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s, shprehën kënaqësinë për dinamikën e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë përmes grupeve punuese që janë duke u implementuar në këtë periudhë, si dhe marrëveshjeve të nënshkruara dhe memorandumeve të bashkëpunimit në disa fusha me interes të përbashkët.

Të lidhura

None found

“Vlerësuam se po bëjmë hapa serioz përpara me harmonizimin e plotë të politikës së jashtme dhe të sigurisë së Maqedonisë së Veriut me politikat e BE-së, gjë që thellon marrëdhëniet mes dy vendeve dhe ngrit nivelin e dialogut politik. Arsyet për optimizëm kemi nga avancimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, i cili e përshpejton procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar në Facebook, Kovaçevski./ Alsat.mk


Shtuar 24.03.2022 22:23