Kovaçevski nga Tirana: Samiti i procesit të Berlinit do të sjellë marrëveshje të rëndësishme

Integrimi i Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimi rajonal, ishte fokusi i Samitit të procesit të Berlinit në Tiranë, i cili këtë vit për herë të parë u mbajt jashtë kufijve të vendeve antare të BE-së.

I pranishëm në Samit, kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski, deklaroi se pret diskutim konstruktiv, në të cilin do të nënshkruhen marrëveshje për kualifikimet profesionale.

“Pritshmëritë janë që do të kemi diskutim konstruktiv, fillimisht për zgjerimin e bashkëpunimit rajonal për zmadhimin e investimeve për lidhjen e rajonit, pra të të gjitha vendeve të rajonit dhe veçanërisht diskutime për sigurimin e pavarsisë energjetike dhe sigurim të mjeteve financiare shtesë për pavarsinë energjetike të rajonit dhe tranzicionin e gjelbërt të sektorit energjetik. Do të nënshkruhet edhe marrëveshje për njohje reciproke të diplomave të farmacistëve, të akusherëve, motrave medicinale”, tha Kovaçeski.

Kovaçevski rikujtoi se në vitin 2020, organizator të Samitit të Procesit të Berlinit ishin Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, por përshkak të pandemisë së Covidti takimi u mbajtë online.

Në Samit marrin pjesë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Samiti i Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë është i dhjeti në serinë e mbledhjeve të mbajtura në kuadër të tij.

Procesi i Berlinit është një nismë e ish-kancelares Angela Merkel të Gjermanisë në vitin 2014, për të ndihmuar në zhvillimin ekonomik të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në përafrimin e tyre me Bashkimin Evropian.


Shtuar 16.10.2023 17:15