Kosova me shifra të frikshme Covidi, 24 orët e fundit mbi 3 mijë raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 3.206 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë vdekje. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 357 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.247. Në total numri i rasteve aktive është 15.247.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.620 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.742.039 doza të vaksinës. Deri më sot 800.754 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com


Shtuar 22.01.2022 14:57