Kosova kupton rivalin në play-offin e Botërorit 2027 për futbollistet

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka mësuar kundërshtarin e saj në fazën play-off të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027, pas shortit të hedhur sot në selinë e UEFA-s. Kjo është hera e parë që Kombëtarja e Kosovës arrin në këtë etapë historike.

Në shortin e zhvilluar, Federata e Futbollit e Kosovës u përfaqësua nga Valbona Gashi Uka, shefe e futbollit të femrave, si dhe nga trajnerja e Kombëtares A, Xhuli Berisha.

Të lidhura

None found

Sipas shortit, Dardanet do të kenë përballë Austrinë në gjysmëfinalen e play-offit. Takimi i parë është caktuar për 9 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet më 13 tetor në Austri.

Nëse arrijnë të kalojnë këtë pengesë, futbollistet e Kosovës në finalen e play-offit do të maten me skuadrën fituese të duelit Izrael – Zvicër. Këto ndeshje finale janë planifikuar për 1 dhe 5 dhjetor.

Kualifikimi në këtë fazë konsiderohet një moment i rëndësishëm për futbollin e femrave në Kosovë. Dardanet e siguruan pjesëmarrjen në play-off pasi e mbyllën me sukses ciklin kualifikues në Ligën C, duke përfunduar në krye të grupit.

Përveç kësaj, ato kanë siguruar edhe ngjitjen në Ligën B për edicionin e ardhshëm kualifikues.


Shtuar 18.06.2026 16:00

meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetgrandpashabetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetjojobetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobet girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişgrandpashabetjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbet