Dembele nuk është i bindur për rinovimin me Barcelonën, katalanasit mund ta nxjerrin në shitje

Barcelona i vendos ultimatum sulmuesit francez Ousmane Dembele. Në muajt e fundit, ish-lojtari i Dortmundit është shndërruar në një futbollist shumë të rëndësishëm për skemat e Koeman duke shënuar edhe gola me peshë në kampionat si ata ndaj Sevillas, Real Sociedad dhe sëfundmi ndaj Valladolid në minutat e fundit, ndeshje ku i dha tre pikë të arta, Barçës në garën për titull.

Por problem qëndron te fakti se kontrata e tij me katalanasit përfundon në verën e vitit 2022 dhe drejtuesit janë bindur për të rinovuar me francezin, i cili është kthyer në titullar fiks me Koeman dhe ka arritur të bëjë shumë mirë edhe rolin e numrit 9, pavarësisht se është sulmues anësor. Edhe vetë sulmuesi është i lumtur në “Camp Nou” dhe dëshiron të qëndrojë, por te Barcelona nuk janë të gatshëm të plotësojnë dëshirat financiare të tij. Megjithatë, nga ajo që bëhet me dije është se blaugranat duan të rinovojnë me të deri në vitin 2025.

Dembele duhet të vendosë para verës për të ardhmen e tij sepse nëse ai nuk rinovon klubi do e nxjerrë në shitje në verë, me shumë klube, që duke parë cilësitë e tij, do të nisin ankandin për shërbimet e kampionit të botës. Për të blerë kartonin e Dembele nga Borussia e Dortmundit, 4 vite më parë Barcelona shpenzoi plot 135 milionë euro për 23-vjeçarin që në atë periudhë ishte vetëm 19-vjeç.


Shtuar 7.04.2021 03:04