Milani rikthehet te fitorja, mposht Beneventon (VIDEO)

Milani ka arritur të marrë pikët e plota nga dueli me Beneventon.

 

AC Milan ka arritur të marrë pikë të plota ne duelin ndaj Beneventos në kuadër të javes së 34-të të Serie A.

Milan me këtë fitore ngjitet në pozitën e dytë, të paktën përkohësisht deri në një fitore eventuale të Atalantas.

Kjo është fitorja e parë në tre ndeshje, pasi dy ndeshjet e fundit kundër Sassuolos dhe Lazios, “Rossonerët” i humbën.

Ibrahimovic ishte në rolin e kapitenit në këtë ndeshje dhe startoi nga fillimi.

Golat nga “Rossonerët” u shënuan nga Calhanoglu 6 dhe Theo Hernandez min 60’

Rezultati përfundimtar, AC Milan 2-0 Benevento.

Tani Milan mban pozitën e dytë me 68 pikë.


Shtuar 1.05.2021 22:52