Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka bërë të ditur se nga 15 deri më 21 qershor, në kuadër të aksionit evropian të ROADPOL-it, përmes stacioneve policore për siguri në komunikacionin rrugor, po zhvillon kontrolle të shtuara në rrugë të orientuara drejt identifikimit dhe ndëshkimit të shoferëve që drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit ose të mjeteve narkotike.
Sipas njoftimit, pjesë e këtij operacioni do të jetë edhe një maratonë 24-orëshe rrugore, e cila do të mbahet më 19 qershor në të gjithë territorin e shtetit, me angazhim të shtuar të patrullave policore dhe kontrolle intensive për evidentimin e këtyre llojeve të kundërvajtjeve.
Të lidhura
None found
Nga MPB theksojnë se siguria në komunikacion është përgjegjësi e përbashkët dhe u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të mos ulen pas timonit nëse kanë konsumuar alkool ose mjete narkotike. Sipas tyre, një vendim i papërgjegjshëm mund të shkaktojë pasoja të përhershme, ndërsa sjellja e kujdesshme shpëton jetë dhe ndihmon në krijimin e rrugëve më të sigurta për të gjithë.
