Brenda dy ditësh merret vendimi nga UEFA për zhvillimin e finales së Champions

Për shkak të kufizimeve për Covid-19, UEFA deri të mërkurën do të merr vendimin se ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve.

Shtëpia e futbollit evropian do të takohet sot me zyrtarët e qeverisë britanike dhe Federatës së Futbollit të Anglisë për të biseduar rreth mundësive për zhvendosjen e finales nga Turqia në Londër.

Ngase të dyja skuadra janë angleze, UEFA mund të merr vendimi që finalja të zhvillohet në Wembley.

Takimi mes Manchester Cityt dhe Chelseas do të zhvillohet me 29 maj 2021.


Shtuar 10.05.2021 14:20