Një grua 41 vjeçare ka humbur betejën me koronavirusin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Mësohet se 41 vjeçarja ishte shtatzënë si dhe kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
“Zyra për informim e QKUK-së, ju konfirmon se bazuar në njoftimin nga Njësia e Mjekimit Intensiv Qendror- COVID, sot në orët e mëngjesit janë raportuar dy vdekje të pacienteve të konfirmuar me COVID-19. Një paciente e lindur në vitin 2000, e cila përveç se ishte e prekur nga COVID-19, kishte edhe probleme të tjera shoqëruese shëndetësore. Përkundër kujdesit maksimal nga ekipi kujdestar, ajo nuk ka arritur të mbijetonte. Po ashtu, rreth orës 06:35 një grua shtatzënë, e lindur me 1980, e konfirmuar si COVID-19, ka ndërruar jetë pas trajtimit disa ditor në këtë njësi. Po ashtu, kishte sëmundje të tjera shoqëruese”, ka thënë zëdhënësja e QKUK.
Po ditën e sotme në Kosovë, ka humbur jetën edhe një vajzë vetëm 21 vjeç.