Korça zbardhet nga bora, temperaturat shkojnë në -3

Qyteti i Korçës është mbuluar nga dëbora sapo ka nisur dita.

Reshjet kanë nisur që prej orës 7:30 të mëngjesit të sotëm, ndërsa temperatura mesatare shkon deri në -3.

Aksi Korçë-Pogradec në afërsi të Qafë-Plloçës po kriposet, pasi po ashtu është përfshirë nga reshjet.

Ndërkohë, kontraktorët janë në gatishmëri për mirëmbajtje dimërore. /albeu.com

 


Shtuar 31.01.2023 08:34