I doli “Benz-i” nga kontrolli, arrestohet 49 vjeçarja që plagosi tre persona në Tiranë

Një 49 vjeçare në kryeqytet është arrestuar pasi u përfshi në aksident dhe plagosi tre persona.

Gruaja humbi kontrollin kontrollin e mjetit tip “Benz” duke u përplasur me motorrin e parkuar anës rrugës ku nga përplasja është shkatërruar plotësisht stacioni i autobuzave dhe disa tavolina dhe karrige të një lokali.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetases F. Z., 49 vjeçe, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me motorin e parkuar anës rrugës ku nga përplasja është shkatërruar plotësisht stacioni i autobuzave dhe disa tavolina dhe karrige të një lokali”, njofton policia.

Ndërkohë 3 të plagosurit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.


Shtuar 16.05.2021 09:29