Këngëtari i grupit “Maneskin” , të cilët triumfuan në Eurovision, është bërë viral me anë të një videoje ku shfaqet duke ulur kokën në tavolinë në një mënyrë të dyshimtë, dhe shumë persona kanë menduar se ai ka qenë duke konsumuar kokainë.
Në një konferencë për shtyp, Damiano iu përgjigj polemikave të krijuara rreth kësaj videoje. Këngëtari kryesor i bendit fitues të Eurovision 2021 tha: Nuk ishte kokainë, djema. Unë nuk përdor drogë. Pavarësisht nga distancimi i grupit, kishte nga ata që në mediat sociale kërkuan dëbimin e tyre, shkruajnë mediat italiane.
Grupi “Maneskin” gjithashtu reagoi përmes një statusi në rrjetin social Instagram:
“Ne jemi vërtet të befasuar me atë që disa po thonë për Damianon se ai do përdori drogë. Ne jemi absolutisht kundër drogës dhe kurrë nuk kemi përdorur kokainë. Ne jemi të gatshëm të bëjmë çdo test të nevojshëm, nuk kemi asgjë për të fshehur. Ne jemi këtu për të luajtur muzikën tonë dhe jemi të kënaqur me fitoren tonë në Eurovision dhe duam t’i falënderojmë të gjithë për mbështetjen. Rock and Roll kurrë nuk vdes”.