Konjufca sot në Shqipëri: Takohet me Ruçin, Metën dhe Bashën

Kryetari Kuvendit të Kosovës, Glaug Konjufca, ditën e sotme do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri. Ai do të pritet fillimisht nga homologu i tij shqiptar, Gramoz Ruçi, më pas do të takohet me presidentin Ilir Meta dhe në fund me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kjo është vizita e parë zyrtare e Glauk Konjufcës jashtë vendit që prej momenti kur ka marrë postin e kreut të parlamentit kosovar.

Axhenda e vizitës:

10:05-11:15 Takim me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi

Vendi: Kryesia e Kuvendit

(Deklaratë për shtyp)

11:30-12:30 Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta

Vendi: Presidencë

12:30-13:00 Takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha

Vendi: Selia e PD-së

Shtuar 7.06.2021 10:06