Një përplasje brenda familjes ka lënë të plagosur dy bashkëshortë pasditen e sotme në Durrës.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:00 në lagjen 14. Pas një konflikti me gruan e tij, 38-vjeçaren A. L., shtetasi Xh. L., 43 vjeç, dyshohet se e ka goditur atë në kokë me një mjet prerës, konkretisht thikë.
Të lidhura
None found
Gjatë konfliktit ka mbetur i dëmtuar edhe 43-vjeçari.
Çifti u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Policia bëri të ditur se të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po punon për të sqaruar plotësisht dinamikën e konfliktit dhe për të dokumentuar ligjërisht ngjarjen.
