Një 26-vjeçar mbeti i plagosur mbrëmjen e së dielës në zonën e ish-Parkut, në Tiranë, pas një konflikti që dyshohet se ka nisur për motive të dobëta.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 19:45, kur Fabian Pitani dyshohet se u godit me mjet prerës. I riu u dërgua në spital dhe, sipas policisë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Të lidhura
None found
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 shkuan në vendin e ngjarjes dhe nisën veprimet e para hetimore.
Si rezultat i hetimeve, uniformat blu identifikuan dhe shoqëruan Eduard Pelushin (Selmani), 53 vjeç, i dyshuar për plagosjen.
Më datë 06.09.2026, rreth orës 19:45, në zonën e ish-Parkut, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se është goditur me mjet prerës shtetasi F. P., 26 vjeç. Ai ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Pas marrjes së informacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 mbërritën në vendngjarje dhe, gjatë veprimeve fillestare hetimore, bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit E. P. (S.), 53 vjeç, i dyshuar si autor i rastit.
Grupi hetimor vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e konfliktit, për të dokumentuar ngjarjen dhe për të përcaktuar përgjegjësinë ligjore.
