Konflikt për një lidhje sentimentale, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë 35-vjeçarin maroken

Një përplasje e dyshuar se nisi për shkak të xhelozisë, përfundoi me plagosjen e rëndë të një 35-vjeçari me origjinë marokene, pranë stacionit të trenit në Treviglio të Italisë.

Për ngjarjen është arrestuar një 22-vjeçar shqiptar, i cili ndodhet në burg dhe akuzohet për tentativë vrasjeje.

Të lidhura

None found

Ngjarja u shënua të enjten në mbrëmje, rreth orës 22:00, pasi të dy personat zbritën nga i njëjti tren në stacionin e Treviglios. 35-vjeçari shoqërohej edhe nga dy miq që e prisnin aty.

Sipas hetimeve, mes tyre fillimisht pati një debat verbal, i cili më pas degjeneroi në dhunë fizike.

Një dëshmitar, pronar i një lokali pranë stacionit, u tha hetuesve se i kishte parë dy personat duke u përplasur që në çastin kur dolën nga treni. Ai deklaroi se shqiptari bërtiste dhe u drejtonte kërcënime personave të tjerë, duke përsëritur: “Do ju vras”.

Një pjesë e skenave është regjistruar nga kamerat e sigurisë të zonës. Nga rindërtimi paraprak i kryer nga karabinierët dyshohet se 35-vjeçari e kishte kërcënuar 22-vjeçarin në nënkalim, me një thikë të madhe kuzhine.

Përplasja vazhdoi edhe më tej. Pak kohë më pas, në një parkim në bulevardin Vittorio Veneto, pranë xhamisë, shqiptari 22-vjeçar dyshohet se ndoqi 35-vjeçarin, ndërsa mbante me vete dy thika. Më pas e goditi në krah dhe në pjesën e mesit të shpinës.

Sulmi u pa nga disa persona që ndodheshin në atë zonë, përfshirë edhe njerëz që po shkonin në xhami për t’u falur. Një grua, e cila dëshmoi ngjarjen, njoftoi ambulancën.

I plagosuri u dërgua me urgjencë në spitalin e Treviglios, në gjendje të rëndë. Gjatë ditës së djeshme gjendja e tij u stabilizua, megjithatë 35-vjeçari vijon të jetë i shtruar dhe nën vëzhgimin e mjekëve, me prognozë të rezervuar.

Pas ngjarjes, në vendin e sulmit u konstatua një sasi e madhe gjaku. Autoritetet sekuestruan gjithashtu një thikë me teh të palosshëm, që dyshohet se është përdorur gjatë plagosjes.

Karabinierët e Treviglios e vunë në pranga 22-vjeçarin shqiptar që të enjten në mbrëmje. Për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes, hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë dhe po marrin dëshmitë e personave që ndodheshin pranë stacionit dhe parkimit.

I riu është marrë në pyetje në burg nga prokurorja Giulia Angeleri. Ai ka pranuar se e ka goditur me thikë 35-vjeçarin, por është përpjekur të zvogëlojë përgjegjësinë e tij duke deklaruar se ka vepruar për t’u mbrojtur nga sulmi.

Hetuesit dyshojnë se në origjinë të konfliktit qëndron lidhja sentimentale e 35-vjeçarit. Të hënën, shqiptari do të paraqitet para gjyqtarit për hetimet paraprake, ku do të zhvillohet seanca për vleftësimin e arrestit.


Shtuar më 6.09.2026 10:18

En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş