Konflikt me sende të forta dhe armë në një restorant në Tiranë

Në një restorant në Tiranë ka ndodhur një konflikt fizik me sende të forta dhe për pasojë është dëmtuar një person.

Gjithashtu një prej presonave të përfshirë në konflikt ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar nga vendngjarja.

Nga të shtënat nuk ka mbetur asnjë i plagosur me armë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.08.2021, rreth orës 21:10, në rrugën “Memo Meto” gjatë një konflikti të çastit është dëmtuar me sende të forta shtetasi B. S., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu, dyshohet se gjatë konfliktit, njëri prej personave të përfshirë në konflikt, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar.

Nga konflikti nuk ka asnjë person të dëmtuar me armë zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve./albeu.com


Shtuar 25.08.2021 21:35