Konfirmohet rasti i parë me “Flurona” në Maqedoninë e Veriut

Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se është detektuar rasti i parë me “Fluron” në Maqedoninë e Veriut. Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, rasti është detektuar te një 26 vjeçar nga Zajazi.

Sipas anketës epidemiologjike, pacienti me bashkëinfeksion Covid-19/Influenca A, pak para datës 31.12.2021 është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, domethënë është rivaksinuar para se të arrinte në Maqedoninë e Veriut.

Deri më tani te pacienti nuk ka pasqyrë të rëndë klinike dhe është në mjekim shtëpiak, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë./tv21


Shtuar 5.01.2022 15:24