Konfirmohen 14 viktima në spitalin e Tetovës, zbulohet nëse ka mes tyre mjekë e infermierë (VIDEO)

Të paktën 14 viktima janë konfirmuar në spitalin modular të Kosovës. Sipas Prokurorisë Themelore të Maqedonisë së Veriut nuk ka personel mjekësor në mesin e të vdekurve mbrëmë në Tetovë nga shpërthimi i zjarrit.

“Disa nga të vdekurit do të kenë nevojë për analiza të ADN-së për të përcaktuar identitetin e tyre. Sipas informacioneve fillestare, nuk ka personel mjekësor në mesin e të vdekurve.

Deri në orët e para të mëngjesit, prokurorët morën në pyetje stafin në spitalin modular për të përcaktuar shkakun e zjarrit”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë. /albeu.com/

 

 


Shtuar 9.09.2021 09:30