“Komunikuam në rrjete sociale dhe u takuam”, 53-vjeçari merret peng nga një i ri në Tiranë

Policia ka arrestuar një 23-vjeçar në Tiranë, pasi i hoqi lirinë një shtetasi 53 vjeç duke e kërcënuar me mjet prerës dhe i mori me dhunë celularin atij.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 53-vjeçari është takuar me të riun te Brryli, pasi kishin komunikuar në rrjetet sociale, dhe më pas ky i fundit, duke e kanosur me mjet prerës (thikë), e ka dërguar atë në një banesë private, në zonën e Ali Demit, ku më pas i ka marrë me dhunë aparatin celular.

Të lidhura

None found

Njoftimi i policisë: 

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Brryli”.

I hoqi lirinë një shtetasi duke e kërcënuar me mjet prerës dhe i mori me dhunë celularin atij, vihet në pranga 23-vjeçari.

Sekuestrohen 2 aparate celulare dhe 1 mjet prerës (thikë).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit nga një 53-vjeçar, për një shtetas që i kishte hequr lirinë duke e kanosur me thikë dhe i kishte marrë me dhunë celularin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Brryli”, për zbardhjen e këtij rasti.

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. T., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 53-vjeçari është takuar me shtetasin A. T., te Brryli, pasi kishin komunikuar në rrjetet sociale, dhe më pas shtetasi A. T., duke e kanosur me mjet prerës (thikë), e ka dërguar atë në një banesë private, në zonën e Ali Demit, ku më pas i ka marrë me dhunë aparatin celular.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celulare dhe 1 mjet prerës (thikë).

Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar më 19.05.2023 13:40

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haber