Tetë të arrestuar në Tiranë, mes tyre një italian i dënuar më herët

Policia e Tiranës ka arrestuar 8 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar u bë egzekutimi i vendimit të Gjykatës, për shtetasin italian në kërkim G. L., 49 vjeç,  i kapur nga sherbimet e P. K. K. Rinas, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

Gjithashtu u arrestuan A. P., 26 vjeç dhe I. R., 22 vjeç, pasi në rrugën “Sami Frashëri”, nga kontrolli i ushtruar të zonës përreth ku u konstatuan këta dy shtetas shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar kanabisi, e cila ishte e ndarë me doza, gati për shitje.

Një 23 vjeçar i identifikuar si K. M., u arrestua pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëjetuses.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

P., 29 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi ka tentuar të vjedhë transformatorin e energjisë elektrike. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë (për arsye hetimi nuk behën të ditura gjeneralitet e tyre) janë autorë të 5 vjedhjesh banesash dhe dyqanesh në Qytetin e Kavajës ;

T., 46 vjeç, pasi në Rrogozhinë, ka ushtruar dhunë psikologjike si dhe ka përndjekur ish-dashurën e tij, e cila ka qenë e pajisur me urdhër-mbrojtje ;

B., 67 vjeç dhe D. B., 28 vjeç (babë dhe bir), pasi në fshatin Harizaj, Kavajë, kanë goditur me sende të forta I. B., 41 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Shtuar 30.03.2021 08:03