Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e partisë Demokratike për paraqitjen e provave shtesë përsa i përket shkeljeve të bëra gjatë zgjedhjeve të 25 Prillit në qarkun e Shkodrës.
Ndërsa janë pranuar provat e paraqitura nga palët e partive politike, por janë refuzuar paraqitjen e provave shtesë pasi sipas gjykimit të tyre, nuk i shërbejnë aspak procesit.
Siç duket këto vendime të Kolegjit Zgjedhor janë kthyer në rutinë pasi të gjitha kërkesat e PD dhe LSI janë rrëzuar. Jo më larg se dje Kolegji Zgjedhor rrëzoi paditë e dy partive politike edhe në qarkun e Durrësit.