Klodiana Lala dyshuese ndaj takimit Gogu-Veliaj, hedh akuza: Do ta përdorë në Strasburg për veten si të persekutuar politikisht

Gazetarja Koldiana Lala, ka qenë mbrëjmen e sotme e ftuar në Vizion Plus, ku ka folur për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në fjalën e saj, Lalaj është shprehur se takimi mes ministrit Toni Gogu dhe Veliaj duket e planifikuar, ku sipas saj kryetari i Bashkisë së Tiranës do ta nxjerrë veten si të persekutuar politikisht.

Të lidhura

None found

“Erion Veliaj është përpjekur të ndërtojë alibi për ta nxjerrë veten si të persekutuar politikisht, e dini ka patur sulm ndaj drejtësisë. Por fakti që sot mes ministrit të drejtësisë dhe Veliajt ka ndodhur një takim në zyrën e drejtorit, takim që nëse do të ishte lajmëruar nga Gogu do të ishte gjë normale, më bën të dyshoj se diçka ka”, shprehet ajo.

Ndër të tjera, gazetarja shton se ai do të përdorë dosjen e dytë ndaj tij, ku përfshihen edhe familjarët e tij në Gjykatën e Strasburgut.

“Që takimi i ministrit Gogu me Veliajn vjen erë, duket qartë. Ministri mundet të shkojë dhe të kryejë vizita, ka ndodhur ndër vite. Por fakti që Toni Gogu shkoi në 22:30 të mbrëmjes, bëri takim jo duke inspektuar dhe jo në detyrën e ministrit të drejtësisë. Shkoi pa staf, nuk pa ambjentet e përbashkëta.

Erion Veliaj është përpjekur të ndërtojë alibi për ta nxjerrë veten si të persekutuar politikisht, e dini ka patur sulm ndaj drejtësisë. Por fakti që sot mes ministrit të drejtësisë dhe Veliajt ka ndodhur një takim në zyrën e drejtorit, takim që nëse do të ishte lajmëruar nga Gogu do të ishte gjë normale, më bën të dyshoj se diçka ka.

Patjetër Veliaj do ta përdorë për në Strasburg.

Historia e një shantazhi të bërë për llogari të kryeministrit, nuk zgjidhet me ditar dhe facebook. Nëse Veliaj ka rënë pre e shantazhit, duhet t’i drejtohet institucioneve dhe të thotë se për çfarë është shantazhuar. E kam pyetur zotin Ndreca përse nuk paraqesin kallëzim penal. Zoti Ndreca nuk dha përgjigje, tha po e diskutojmë. Nuk ka kallëzim penal. Duket sikur Veliaj po e përdor si strategji për shkak se studio ligjore britanike ka hapur proces në Gjykatën Europiane për të drejtat e njeriut.

Por edhe Toni Gogu duhet të jepte shpjegime.

Ai është i njëjti Veliaj që na ka gënjyer te dera SPAK-ut, çfarë prisni ju nga Veliaj? Është ai që diltë në tv duke mbjellë pemë, kur ai ishte në avion.

Zoti Hajdari është përfolur shpesh herë. Por ka një nonsens pasi zoti Shkëlzim Hajdari është prefekt dhe nuk ka kuptim.

Ka një hetim të hapur, patjetër zoti Veliaj mund ta shfrytëzojë pjesën e persekutimit. Ka një çështje Veliaj dy, fraksion i dosjes 2. Po shihen transaksionet e kompanisë së vëllait të tij. Po shihet nëse kjo kompani apo të tjera bashkëlidhur kanë përfituar nga Bashkia Tirana.

Janë marrë të gjithë udhëtimet e Veliajt jashtë vendit, për të parë si kanë qenë, a kanë qenë të planifikuar, kush ka udhëtuar me të.

Kjo dosje po vijon. Fakti që ndaj Veliajt mund të ketë akuza të reja”– tha Lala.


Shtuar më 5.11.2026 23:09

Tags: , ,
En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot siteleri