Klevis Balliu thirrje policëve: Hiqini kapelet dhe bashkojuni qytetarëve, nxirreni prej zverku…

Shefi i organizimit të Rithemelimit, Klevis Balliu, në deklaratën e tij përpara Bashkisë së Tiranës, ku po zhvillohet protestë kundër Veliajt, për shkak të dosjes “5D”, u bëri thirrje punonjësve të policisë që të lënë kapelet dhe t’u bashkohen qytetarëve.

Ai tha se policia duhet të arrestojë Veliajn.

“Një thirrje kam dhe për efektivët e policisë që janë këtu. Të gjithë këta qytetarë nuk e kanë me ju. Ju ftoj që të ktheheni dhe të kapni atë vemjen atje, që nuk ju jep rrogat që ju takojnë apo t’ju rrisin rrogat. Duhet t’u bashkojuni qytetarëve, t’i hiqni ato kapele dhe të nxirrni prej zverku atë që është brenda dhe jo qytetarët. A shihni këtu anëtarë të 5 D apo të Pëllumb Gjokës. Mos u ktheni nga policë të shtetit, në policë të pushtetit”, tha Balliu.