Klevis Balliu nga “Air Albania” më i vendosur se kurrë: Gati për rithemelimin e PD-së

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka postuar një fotografi nga stadiumi “Air Albania” ku ditën e nesërme do të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD-së i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Balliu shkruan se është gati për rithemelimin e PD-së dhe se uragani i “Foltores” shpërthen nesër me votë kundër pazareve të korruptuara të politikës meskine anti-shqiptare.

“Gati për rithemelimin e Partisë Demokratike. Bllofet e peng Bashës nuk na ndalojnë dot. Uragani i Foltores shpërthen nesër me votë kundër pazareve të korruptuara të politikës meskine antishqiptare.

Nesër shkarkojmë pengun e më pas shkarkojmë pengmarrësin. Për një PD më të fortë, më të bashkuar dhe më të hapur”, shprehet Balliu./albeu.com/