Klevis Balliu: Erion Veliaj është një kryehajdut, kryetar i organizatës “5D”

Shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, gjatë protestës së mbajtur sot përpara bashkisë së Tiranës, shprehet se Erion Veliaj është hajdut, e dimë ne këtu dhe çdo qytetar shqiptar në gjithë botën.

Gjithashtu, Balliu shprehet se; “Fatkeqësia jonë është kjo, se në Shqipëri nuk ka drejtësi dhe për fatkeqësinë tonë ne Shqipëri nuk po ka më as polici”.

“Përshendetje qytetarë të Tiranës. Që Erion Veliaj është hajdut, e dimë ne këtu dhe çdo qytetar shqiptar në gjithë botën. Që Erion Veliaj është kryetar i organizatës 5D e dimë ne këtu dhe çdo qytetar shqiptar në të gjithë botën. Që Erion Veliaj është kryehajdut i Tiranës e dimë të gjithë. Fatkeqësia jonë është kjo, se në Shqipëri nuk ka drejtësi dhe për fatkeqësinë tonë ne Shqipëri nuk po ka më as polici. U bëj thirrje policisë që të kthehen mbrapsht ashti siç jeni dhe nxirreni atë horrin nga zyra që ka vjedhur me paratë e 5D….”,-tha Balliu.


Shtuar 11.04.2024 13:32