Protesta/ Alimehmeti: Drejtorët e arrestuar nga SPAK janë bashkëpunëtorë të ngushtë të Veliajt

Kryetari i Grupit të këshilltarëve të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti, në protestën që po mbahet përpara bashkisë së Tiranës, deklaron se drejtorët e arrestuar nga SPAK janë bashkëpunëtorë të ngushtë të Veliajt.

Alimehmeti, tregon për mediat se ata kërkojnë audit të jashtëm për të gjitha fondet që shpenzohen në bashkinë e Tiranës, për periudhën që nuk është kontrolluar nga KLSH.

“Ku shkojnë fondet e Tiranës?! Marrin fondet tonë dhe i përdorin. Këta drejtues nuk janë drejtues administrate thjesht, por janë drejtues politikë, bashkëpunëtorë të ngushtë Erion Veliajt.

Ku shkojnë këto fonde?! Kërkojmë audit të jashtëm për të gjitha fondet që shpenzohen në këtë drejtim në bashkinë e Tiranës për periudhën që nuk është kontrolluar nga KLSH. Kërkesë e thjeshtë, kërkesë e qartë antikorrupsion”, tha Ailmehmeti.