Kjo është dyshja më e mirë e La Liga (FOTO LAJM)

Dyshja sulmuese Lionel Messi dhe Antoine Griezmann janë dyshja sulmuese më e rrezikshme në La Liga.

Sipas Mundo Deportivo, dy yjet e Barcelonës kanë kontribuar me 28 gola mes tyre dhe 15 asistime, transmeton lajmi.net.

Pas tyre renditën Luis Suarez dhe Marcos Llorente me 27 gola dhe 10 asistime, derisa vendin e tretë e zë dyshja e Real Sociedadit, Mikel Oyarzabal dhe Alexander Isak me 22 gola dhe tetë asistime.

Something is up with Griezmann and Messi - BeSoccer

Barcelona ka shënuar 32 gola në 12 ndeshje të ligës që kanë zhvilluar 2021 duke fituar 11 ndeshje dhe barazuar një. Messi dhe Griezmann kanë kontribuar me 24 gola, pavarësisht periudhës kur francezi qëndronte në stol.

Messi momentalisht shihet si favorit për çmimin ‘Pichichi’ me 21 gola, ndjekur nga Suarez me 18 dhe Karim Benzema me 17 sosh.

Shtuar 21.03.2021 06:03