Kjo është 26-vjeçarja që humbi jetën tragjikisht në Itali, babai shkelmoi hekurat për të shpëtuar të bijën, por …

Vajza që shihni në foto është 26-vjeçarja shqiptare, Anila Grishaj, e cila humbi jetën ditën e sotme tragjikisht në vendin e punës.

Siaps asaj që rportojnë mediat italiane Grishaj u godit në kokë nga një makineri e rëndë që paketon ushqimet.

Mediat italiane kanë publikuar edhe foton e viktimës, ndërsa thonë se ngjarja ndodhi në kompaninë që merret me prodhimin dhe tregtimin e ushqimeve të ngrira, në provincën e Trevisos.

Sipas një hetimeve paraprake, makineria e paketimit ishte blerë së fundmi nga kompania ku viktima ishte nëndrejtoreshë.

Ndërkohë raportohet se ka pasur tensione jashtë portave të kompanisë mes të afërmve të vajzës së vdekur shqiptare dhe policisë.

Babai i saj ka shkelmuar hekurat, ndërsa kanë hedhur akuza se janë njoftuar shumë orë me vonesë për ngjarjen tragjike.

NGJARJA

Aksidenti ka ndodhur pak pas orës 16:00. Kanë qenë kolegët që i dhanë ndihmën e parë. Më pas mjekët dhe infermierët kanë ndërhyrë brenda kompanisë, me një helikopter, ambulancë dhe mjet mjekësor.

Kanë mbërritur edhe zjarrfikësit, karabinierët nga stacioni Pieve di Soligo dhe teknikët e njësisë Spisal dhe tani do të duhet të përpiqen të rindërtojnë dinamikën e episodit. Prokuroria e Trevisos do të hapë një hetim për tragjedinë.


Shtuar 14.11.2023 21:16