Kiza PD – Komision Rithemelimi, ish-eurodeputeti vjen në Tiranë për të ndërmjetësuar zgjidhjen

Teksa PD po kalon një krizë të brendshme, duket se një zgjidhje e mundshme po vjen edhe nga jashtë vendit. ABC mëson se ish-eurodeputeti Elmar Brok ka mbërritur në Tiranë për të negociuar me palët, për të gjetur një zgjidhje mes tyre.

Ish-Eurodeputeti i CDU, mësohet se do zhvillojë takime me përfaqësues të PD dhe anëtarë të Komisionit te Rithemelimit.

Deputetët e PD-së kanë kërkuar dorëheqjen e kreut aktual të PD-së Lulzim Basha, por bashkë me të kërkojnë edhe largimin e Sali Berishës nga ideja e tij për të marrë kryesimin e partisë.


Shtuar 17.03.2022 11:49