Takim me përfaqësuesit e furnizuesve të ushqimeve, Rama: Ju e dini që unë nuk ndërhyj në treg, por kjo vetëm në kohë normale

Kryemistri Edi Rama po zhvillon një takim në Kryeministri me përfaqësues të furnizuesve të ushqimeve bazë me shumicë dhe shitjes me pakicë.

Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se edhe pse ai nuk është nga ata që ndërhyn në treg në kohë normale, tani është i detyruar për shkak të situatës që po sjell lufta në Ukrainë.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Rama: Sot është momenti për të bërë një komunikim edhe publik ktu në Kryeministri, për të ndarw me ju se cilat duhet të jetë vija e sjelljes në këtë moment kaq dramatik, vijë që diktohet nga domosdoshmwria për të pasur një qasje të ndryshe nga ajo  e kohwve normale. Ju e dini që unw nuk hyj tek ata që besojnë në ndërhyrjen në treg, por kjo vlen për një kohë normale dhe kjo vlen për krizat të një kohë normale, sic ishte kriza organike e inflacionit në të gjithë botën, me nje rritje të lehtë të çmimeve. Ndërkohë që sot jemi në kushte të tjera, kriza nuk është organike, kriza qështë e imponuar nga një agresion ushtarak i një fuqie të madhe ekonomike në furnizimin e shumë lëndëve të para, Rusisë mbi Ukrainën dhe nga një sërë zhvillimesh të kësaj lufte që po krijojnjë një destabilizim të tregut,” tha fillimisht Rama. /albeu.com