Kishin mbjellë bimë narkotike në mes të ullishtes, arrestohen 2 persona në Poliçan

Policia ka arrestuar dy persona për kultivim të lëndëve narkotike.Të arrestuarit, F. I., 65 vjeç, banues në fshatin Zgërbonjë, Poliçan dhe R. I., 33 vjeç, kishin mbjellë fidanë cannabis sativa ne mes të ullishtes në pronësi të tyre.

Njoftimi i policisë:

Poliçan

Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë 2 autorët e tentativës për kultivim.

Shërbimet e Policisë Poliçan, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve  narkotike, kanë evidentuar në fshatin Zgërbonjë, Poliçan, një rast të kultivimit të fidanëve të dyshuar cannabis sativa në kubikë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan arrestuan në flagrancë shtetasit:

F.I., 65 vjeç, banues në fshatin Zgërbonjë, Poliçan dhe R. I., 33 vjeç, pasi në minierën në brendësi të ullishtës në pronësi të tyre, u gjetën të kultivuar në kubikë fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 11.05.2021 09:45