Kina paralajmëron Iranin: Kufizoni rebelët “Houthi” që të shmangin rrezikimin e marrëdhënieve tona tregtare

Zyrtarët e Pekinit ka parlalajmëruar Iranin që të kufizojë sulmete e rebelëve Houthi në Detin e Kuq, në mënyrë që marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve mos rrezikohen.

Katër burime iraniane dhe një diplomat me njohuri për çështjen i thanë Reuters, se diskutimet rreth sulmeve dhe tregtisë midis Kinës dhe Iranit u zhvilluan në takime të ndryshme, si në Pekin ashtu edhe në Teheran.

“Nëse interesat tona dëmtohen në ndonjë mënyrë, kjo do të ndikojë në biznesin tonë me Teheranin. Ndaj thuaju Huthëve të tregojnë përmbajtje”, ishte mesazhi i dërguar nga Pekini, siç zbulohet nga një zyrtar iranian.

Sulmet, për të cilat Houthi-t thonë se po kryhen në mbështetje të palestinezëve në Gaza, kanë rritur koston e transportit dhe sigurimit të mallrave pasi prishin një rrugë kryesore tregtare midis Azisë dhe Evropës që përdoret gjerësisht nga anijet dhe nga Kina.

Zyrtarët kinezë, megjithatë, nuk komentuan në mënyrë specifike se si marrëdhëniet tregtare të Pekinit me Iranin mund të preken nëse interesat e tij dëmtohen nga sulmet Houthi, thanë katër burimet iraniane.

Sipas të dhënave të disponueshme nga firmat e analizës tregtare, Kina ka qenë një nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të Iranit gjatë dekadës së fundit.

Burimet iraniane shtuan se Pekini e kishte bërë të qartë se do të ishte shumë i zhgënjyer me Teheranin nëse do të goditeshin anijet e lidhura me Kinën ose nëse do të prekeshin në ndonjë mënyrë interesat e vendit.

E pyetur nga Reuters për të komentuar mbi takimet me Iranin për të diskutuar sulmet në Detin e Kuq, Ministria e Jashtme e Kinës tha: Kina është një mike e sinqertë e vendeve të Lindjes së Mesme dhe është e përkushtuar për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin rajonal.”

“Ne mbështesim fuqishëm vendet e Lindjes së Mesme në forcimin e pavarësisë së tyre strategjike dhe bashkimin dhe bashkëpunimin për zgjidhjen e çështjeve të sigurisë rajonale”.

Ministria e Jashtme e Iranit, nga ana e saj, nuk ishte menjëherë e disponueshme për koment./albeu.com


Shtuar 26.01.2024 22:03