Kievi: Kemi zbuluar 100 tradhtarë! Mes tyre politikanë, media dhe gjyqtarë

“Agjencia Kombëtare e Parandalimit të Korrupsionit dhe OJF-ja ‘Lëvizja e Ndershme’ kanë regjistruar 100 tradhtarë”.

Ky lajm është bërë i ditur nga Këshilli Kombëtar për Transmetimet TV dhe Radio, marrë nga Ukrinform.

Në mesin e 100 tradhtarëve siç i kanë cilësuar, 73 prej tyre janë politikanë, 13 zyrtarë ligjzbatues, 13 media dhe një gjyqtar. Sipas Ukrinform, 637 raste të tradhtisë janë kapur tashëm në Ukrainë.

Sakaq, situata në Ukrainë sa vjen edhe po përkeqësohet. Unicef ka shprehur sërish shqetësimin, duke thënë se 1.5 milionë fëmijë që rrezikojnë nga uria.