Këtë frut s’duhet ta hani kurrë në mëngjes!

Kur mëngjesi është i vrullshëm dhe koha s’premton, gjëja e fundit që mund të bësh është të hash një vakt të plotë. Sigurisht, as dalësh nga shtëpia me stomakun bosh nuk është zgjidhje, prandaj një banane e bukur që qëndron mbi shportën e frutave duket si shpëtimtarja jonë.

Është e shëndetshme, me vlera të shumta ushqyese, siguron energjinë e duhur për të nisur ditën. Por, për dietologët, kjo nuk është aspak një zgjedhje e mirë. Përkundrazi, është fruti më i keq për në mëngjes.

Ky frut tropikal ka me qindra cilësi të mirë, por sidoqoftë në mëngjes kursejeni.

Bananet kanë në përbërjen e tyre mesatarisht 25% sheqer, që japin energji në momentet e para, por të lënë në një gjendje gjumi dhe lodhjeje vetëm pak më vonë. Po ashtu, krijojnë probleme me sistemin tretës. Nëse doni t’i konsumoni patjetër në mëngjes, atëherë është mirë të shoqërohen me një vakt tjetër të shëndetshëm.


Shtuar 10.07.2022 07:26