Kërkohej për tentativë vrasje në Shqipëri, arrestohet në Greqi 53-vjeçari shqiptar

Një 53-vjeçar shqiptar i akuzuar për tentativë vrasje, u arrestua dje nga Policia greke.

Ai ishte i kërkuar nga Interpol, pra kishte një urdhër ndërkombëtar për ndalimin e tij.

Shqiptari u arrestua dje nga punonjësit e policisë të Departamentit të Kërkimit të Drejtorisë së Sigurisë së Atikës, me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

I ndaluari akuzohet në Shqipëri për tentativë vrasjeje. Personi i arrestuar u dërgua në Prokurorinë e Apelit të Athinës për kryerjen e veprimeve të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 19.08.2021 19:56

Tags: ,