Shumica e njerëzve nuk vuajnë nga mungesa e kësaj vitamine, ajo zakonisht ndodh tek ata që nuk mund të thithin lëndët ushqyese nga ushqimi, si për shembull njerëzit që vuajnë nga sëmundja e Crohn-it ose fibroza cistike.
Por, sipas mjekes së përgjithshme Kristen Elizabeth Holtz nga Virgjinia, nëse keni mungesë të vitaminës E, ka simptoma kryesore që duhet t’i kushtoni vëmendje.
- Dobësi
Nëse nuk merrni mjaftueshëm vitaminë E, muskujt tuaj vuajnë nga stresi oksidues, i cili çon në dobësi.
- Mpirje
Mungesa e vitaminës E mund të shkaktojë neuropati periferike – mpirje në duar dhe këmbë.
- Probleme me koordinimin
Një tjetër efekt anësor i mungesës së vitaminës E është koordinimi i dobët. Përkatësisht, mungesa e kësaj vitamine mund të çojë në prishjen e disa neuroneve në tru që janë vendimtare për kontrollin e lëvizjeve.
- Dëmtimi i shikimit
Receptorët e dritës në tru mund të dëmtohen nëse nuk merrni mjaftueshëm vitaminë E përmes ushqimit. Kjo mund të çojë në dëmtim të shikimit me kalimin e kohës, më shpesh në turbullim.
- Imuniteti i dobësuar
Kur sistemi imunitar nuk funksionon siç duhet, bëhet më e vështirë për trupin të luftojë infeksionet dhe sëmundjet. Vitamina E është thelbësore për të ndihmuar sistemin imunitar, pasi mbështet rritjen e qelizave T që ndihmojnë në luftimin e infeksioneve.