Këngëtari Gjesti ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij me një postim të fundit në rrjetet sociale, ku ka lënë të kuptohet se po përgatit një projekt të ri.
Ai publikoi një fotografi ku shfaqet duke pushuar, ndërsa në mbishkrim tregoi se muajin e fundit ia ka kushtuar relaksit.
Të lidhura
None found
“Jeta ime që një muaj kështu ka qenë. Më është dashur një pushim që ta lëshoj komplet n’ler. E di që jeni tu e prit një bombë prej meje në këtë verë. Po keni durim edhe pak se kam diçka për ju. Besoj Besartit”, ka shkruar Gjesti.
Ky mesazh ka ngjallur menjëherë reagime nga fansat, të cilët besojnë se artisti po paralajmëron publikimin e një kënge ose projekti të ri muzikor gjatë kësaj vere.
Megjithatë, Gjesti nuk ka zbuluar ende detaje rreth asaj që po përgatit, duke lënë gjithçka në kuadër të një surprize për ndjekësit.
I njëjti në maj solli albumin e tij të ri “SiR” në bashkëpunim me DJ Gimbon, projektet e të cilëve u pëlqyen tejet mase.
Ata mblodhën miliona klikime dhe u bënë viral me hitet që krijuan.

