Kënga e Maestros e kopjuar? Fansat publikojnë videon që nxjerr zbuluar banorin e BBV

Armaldo Kllogjeri surprizoi vajzat dhe nënat me rastin e Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Ai këndoi këngën “Ta dije” përballë banorëve dhe të gjithë shikuesve të ‘Big Brother VIP’.

Të lidhura

None found

“Sikur ta dije, ta dije, se sa të dua shpirt/ S’do shkoje, do rrije, tërë jetën në krahët e mi”, është refreni i këngës. Armaldo falenderoi “Vëllanë e Madh” mirëpo nuk la pa përmendur Alban Kondin që ka krijuar muzikën dhe tekstin dhe Shpëtimin Saraçin. Teksa kanë kaluar ditë nga publikimi i këngës, në rrjet flitet se kënga është një kopje e këngëtarit grek Argiros.


Shtuar më 9.03.2023 20:42