KE: 90 milion europianë plotësisht të vaksinuar

Numri i europianëve të cilët kanë marr ët dyja dozat e vaksinave ka arritur në 90 milion , sipas zëdhënësja e Komisionit Europian, Dana Spinand

Në një postim në Twitter ajo shkruan: “Përparim i qëndrueshëm! Deri më tani, 90 milion të rritur në BE janë vaksinuar plotësisht, ose rreth një e katërta e popullsisë së rritur të BE”.

 

Sipas grafikut të postuar nga Spinand, deri më 7 qershor, 328.6 milion doza të vaksinave ishin dorëzuar në BE dhe një total prej 270 milion vaksinash ishin dhënë.

9 vende evropiane deri më tani kanë dhënë “dritën jeshile” për  vaksinimin  kundër sëmundjes Covid tek fëmijët dhe adoleshentët.

Sipas Reuters, këto janë  Franca, Gjermania, Polonia,  Lituania,  Italia,  Austria, Hungaria,  Zvicra  dhe  San Marino./albeu.com


Shtuar 7.06.2021 19:16