KAS vendosi të mos përsëriten zgjedhjet në Gjirokastër, reagon PD-LSI: Do ta çojmë në Kolegj

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ vendosi me shumicë votash të anëtarëve që të rrëzojë kërkesat e PD dhe LSI për shpallje pavlefshmërie dhe rivotim në Qarkun e Gjirokastrës.

Pas këtij vendimi  ka reaguar Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Ivi Kaso i PD tha se shpreson në një vendim ndryshe nga Kolegji Zgjedhor dhe se duhet një hetim i plotë i zgjedhjeve rtë 25 prillit.

“Shpresojmë që Kolegjin Zgjedhor për vendim ndryshe. Të shpallen të pavlefshme zgjedhjet në zonën zgjedhore të Gjirokastrës. Ia kemi detyrim gjithë shqiptarëve, jo vetëm atyre që dolën masivisht dhe që përqafuan alternativën tonë për ndryshim, por edhe gjithë shqiptarëve” tha Kaso.

Ndërsa përfaqësuesi i LSI-së, Altin Kaziaj, tha se nuk do të ankimohet vetëm në Kolegj Zgjedhor, por edhe në Gjykatën Kushtetuese.

“Kjo është vendimmarrje  e programuar. KAS ka marrë një vendim duke mos vendosur një standard të caktuar. Siç tha dhe Kolegu KASO do i drejtohemi edhe Kolegjit Zgjedhor, por edhe GJykatës Kushtetuese për të shpallur këto qendra të pavlefshme. Qëllimi ka qenë denigrimi dhe goditja e opozitës. Duke parë që sot KAS është njohur edhe nëpërmjet nënkomisioneres me prova shteruese alarmante, nuk kuptojmë 3 anëtarët e KAS që me nënurdhëra bënë mos vendoset standardi nga kjo trupë kolegjiale”, tha përfaqësuesi i LSI.

Sot pritet të ketë një vendim final edhe për Beratin nëse do të ketë rivotim, apo nëse KAS do të hapë kutitë dhe do të rinumërojë fletët e votimit. /albeu.com

Shtuar 19.05.2021 13:54