“Kartolina nga dy botë”, Rama ironizon Bashën pas “natës së madhe”

Kryeministri Edi Rama ka vendosur që këtë mëngjes ta nisë me pamje të takimeve të djeshme të opozitës dhe Partisë Socialiste, që shënjuan hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Ai ka ironizuar mënyrën që dy partitë kundërshtare zgjodhën, duke treguar me fotografi se PS nuk mblodhi njerëz për shkak të pandemisë, ndërkohë që PD mblodhi një miting mirëfilli.

“MIRËMËNGJES

dhe me këto kartolina nga dy botë, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve”-shkruan ai. /albeu.com/

 


Shtuar 26.03.2021 09:31